Të fundit

Fermeri-Mujës: Këtu s’ka më zyrtar që shkel, nëse s’na ndihmoni edhe këtë vit

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, u përball me një situatë të pakëndshme në Istog, ku shkoi për t’i parë nga afër dëmet që breshëri ua ka shkaktuar të mbjellurave bujqësore.

Një fermer, i cili ishte përballur tash e sa herë radhazi me dëmet e shkaktuara nga reshurat dhe kushtet e pafavorshme atmosferike, i tha Mujës se askush deri më tani nuk i ka përkrahur.

Madje, ia dha një premtim se nëse as këtë vit nuk i ndihmojnë, pavarësisht premtimeve, “këtu asnjë zyrtar s’ka me shkel më këtë tokë.”

“Ne kemi pasur dëme edhe më herët, nuk jemi subvencionuar asnjëherë prej dëmeve. Kisha ba apel që këtë vit me u përkrah. Nëse nuk përkrahemi këtë vit, po ju them se asnjë zyrtar s’ka më me shkel qit tokë për vizita. Është momenti i fundit që Ministria, Qeveria e Komuna duhet me na përkrah. Kemi pasur dëme prej ngricave. Minus 9 gradë ka qenë këtu ku jemi, s’na ka përkrah kush. Kam qejf këtë vit mos me dështu. Po ju betohem se nëse kemi fatkeqësi viteve të tjera, këtu asnjë zyrtar s’ka me shkel më këtë tokë”, tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci