Një ditë pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën u zgjodh Kryesia e re e partisë, Aleanca ka prezantuar edhe logon e saj të re.
Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës miratoi përbërjen e re të Kryesisë, duke shënuar përmbylljen e një procesi të rëndësishëm të riorganizimit të brendshëm të partisë. Krahas zgjedhjes së Kryesisë, u funksionalizuan edhe organet e tjera të Aleancës, ndërsa u votua edhe logoja e re.

