Të fundit

Që në ditën e parë si kryeministër, Burnham premton plan 10-vjeçar për ndryshimin e Britanisë

Andy Burnham ka marrë detyrën e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, duke premtuar ndryshime të mëdha dhe një plan 10-vjeçar për zhvillimin e vendit.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham tha se ky moment do të jetë një “pikë kthese” për Britaninë, ndërsa paralajmëroi masa për përballimin e kostos së jetesës.

Ai premtoi gjithashtu përfundimin e fenomenit të njerëzve pa strehë dhe ndërtimin e më shumë banesave sociale, duke theksuar se qeveria e tij do të respektojë edhe angazhimet në fushën e mbrojtjes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Burnham deklaroi se synon të shpërndajë më shumë pushtet jashtë Westminsterit dhe t’ua kalojë më shumë kompetenca rajoneve të Britanisë.

Ai pritet që gjatë ditës të nisë formimin e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa paraardhësi i tij, Keir Starmer, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci