Të fundit

Sekuestrohen 770 kg kokainë në Itali, droga e fshehur mes bananeve kapte vlerën e 250 mln eurove

Një sasi prej mbi 770 kilogramësh kokainë ekstra të pastër është sekuestruar nga autoritetet italiane në portin e Vado Ligure, në një nga operacionet më të mëdha antidrogë të viteve të fundit.

Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me Agjencinë e Doganave. Droga ishte fshehur në 650 pako, të vendosura mes dhjetëra paletave me banane brenda një kontejneri frigoriferik që kishte mbërritur nga një prej porteve kryesore të Ekuadorit.

Sipas autoriteteve, vlera e ngarkesës në tregun e zi arrin në rreth 250 milionë euro.

Hetimet vijojnë për të identifikuar organizatën kriminale që qëndron pas trafikut dhe destinacionin përfundimtar të drogës. Ky është sekuestrimi i dytë i madh në portin e Vado Ligure brenda pak javësh, pasi më herët autoritetet italiane bllokuan edhe 340 kilogramë kokainë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci