Të fundit

Mbi tre muaj si ushtruese e detyrës së presidentes, Haxhiu shpenzoi mbi 12 mijë euro

Që nga marrja e postit si ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë publike shifrat e shpenzimeve të saj për periudhën prill-qershor të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës, gjatë kësaj periudhe, Haxhiu ka shpenzuar gjithsej 12,421.39 euro.

Në këto shpenzime, për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit ajo ka paguar 1,594,23 euro.

Për bileta të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit janë shpenzuar 2,108,28 euro.

Kurse, për shpenzimet e karburanteve nga buxheti i shtetit janë derdhur 5,273,38 euro.

Ndërkaq për dreka e darka zyrtare janë shpenzuar 253.50 euro, derisa për organizime protokollare kanë shkuar gjithsej 3,192,00 euro.

“Për të shmangur çdo paqartësi, theksojmë se këto janë shpenzimet që i përkasin periudhës nga marrja e detyrës nga u.d. Presidentja Albulena Haxhiu, më 4 prill 2026, deri më 30 qershor 2026.”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci