Të fundit

Pentagoni: Gati 100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se dhjetëra ushtarë amerikanë janë plagosur nga sulmet e Iranit, gjatë dy javëve të fundit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, shkroi në platformën X më 20 korrik se gati 100 pjesëtarë të forcave të armatosura kanë pësuar një shkallë të caktuar lëndimi që nga 7 korriku.

Ai shtoi se 96 për qind e tyre tashmë janë kthyer në detyrë dhe janë “të vendosur që të rikthehen në luftë”.

Sipas Parnellit, “shumica dërrmuese” e lëndimeve kanë qenë tronditje të lehta të trurit.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, Irani u është kundërpërgjigjur sulmeve ajrore amerikane në jug të vendit, duke lëshuar raketa drejt bazave ushtarake amerikane në disa shtete arabe të Gjirit Persik.

Pasi tre ushtarë amerikanë u vranë në këto sulme, gazeta The New York Times publikoi më 20 korrik një raport, ku pretendohej se Pentagoni kishte “fshehur dhjetëra raste të ushtarëve amerikanë të plagosur” gjatë konfliktit me Iranin.

Pak orë para publikimit të shifrës së re të të plagosurve, Parnell i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si “të pabaza dhe keqdashëse”.

Shtetet e Bashkuara thonë se synimi kryesor i operacioneve është dobësimi në mënyrë sistematike i kapaciteteve detare dhe ushtarake të Iranit në zonën e Ngushticës së Hormuzit – një korridor jetik për transportin global të energjisë, të cilin Teherani e ka bllokuar në përgjigje ndaj luftës.

Uashingtoni këmbëngul se sulmet drejtohen ndaj objektivave ushtarake që, sipas tij, përdoren për të kërcënuar lundrimin në Ngushticë.

Por, përplasjet kanë shtuar frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci