Kompania “Meta”, e cila ka në pronësi rrjetin social Facebook, ka vënë në punë një superkompjuter të ri për aplikacionet e inteligjencës artificiale (AI).
“Super-Cluster Research AI” do të jetë kompjuteri më i shpejtë i inteligjencës artificiale në botë kur të zhvillohet plotësisht në mes të vitit, njoftoi kompania të hënën.
Në të ardhmen, ky kompjuter do mund të përdoret, për shembull, për përkthime të njëkohshme në video konferenca ose në video-lojëra.
“Meta ka zhvilluar atë që ne besojmë se është superkompjuteri më i shpejtë në botë me i inteligjencës artificiale”, tha sot Zuckerberg.
Kompjuteri pritet të hidhet në treg në mes të këtij viti. /Paparaci.com
