Të fundit

Ardian Gjini sfidon Albin Kurtin në debat: Është jetike me debatu para gjithë popullit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini i ka bërë ftesë të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për t’u përballur drejtpërdrejt në një debat televiziv.

Gjini theksoi se Kurti duhet t’i dëgjojë të vërtetat ballë për ballë dhe jo vetëm përmes qëndrimeve zyrtare që tashmë janë bërë publike.

“Normalisht që unë i kam mendimet e mia. Duhet me e rujtë mundësinë me e bo një debat me Albin Kurtin, e ftoj për cilëndo temë që don, me dalë në debat me mu, ku të don, e besoj që e meriton qato me ja thanë në sy, e jo gjashtë pikat që janë veçse publike”, deklaroi Gjini në Debat Plus.

Kreu i Aleancës e quajti këtë përballje si jetike për qytetarët, duke sfiduar hapur guximin e kryeministrit për t’u përgjigjur.

“Për cilindo temë që e zgjedhë ai, kurdo që e zgjedhë ai, në cilëndo studio që e zgjedhë ai. Ka me qenë jetike me debatu para gjithë popullin. Nëse e ka guximin me dal një ditë në debat, keni me u befasu se sa shumë kemi me thanë, po po e ruaj mundësinë, spo i nxjerrim krejt sonte”.

Në mbyllje, Gjini potencoi se kjo është hera e dytë që po e thërret publikisht në përballje televizive.

“Për herë të dytë, është ftesë e hapur me dalë me debatu. Kemi shumëçka me debatu”, përfundoi kryetari i Aleancës.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci