Të fundit

Hoti kërkon reagim urgjent pas stuhisë: Të kompensohen qytetarët dhe fermerët

Deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura.

Në një shkri mnë Facebook, ai ka thënë se erërat e forta dhe reshjet kanë dëmtuar biznese, prona private, automjete dhe veçanërisht sektori i bujqësisë, duke bërë thirrje që institucionet të evidentojnë dëmet dhe të nisin sa më parë kompensimin e familjeve, bizneseve dhe fermerëve të prekur.

“Në këto momente nuk mjaftojnë vetëm deklaratat. Është detyrë e institucioneve që të dalin menjëherë në terren, të evidentojnë dëmet dhe të ndërmarrin masa konkrete për kompensimin e familjeve, bizneseve dhe fermerëve të prekur.

Asnjë qytetar nuk duhet të mbetet vetëm përballë pasojave të kësaj fatkeqësie. Qeveria duhet të mobilizojë të gjitha mekanizmat në dispozicion për t’u dalë në ndihmë sa më shpejt të gjithë të dëmtuarve. Mbështetja në këto momente është jo vetëm një detyrim institucional, por edhe një përgjegjësi njerëzore”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci