Të fundit

Një person i vrarë në Strellc të Deçanit, Policia: Dyshohet se ishte vrasje aksidentale mes familjarëve

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se një person është vrarë në fshatin Strellc të Deçanit.

Ai ka thënë se në orën 13 e 42 minuta kanë marrë informacionet për një person të vrarë në oborrin e një stani në Strellc dhe sipas Rugovës, vrasja dyshohet se ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe se bëhet fjalë për një incident mes familjarësh.

“ me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Rugova.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci