Të fundit

Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi

📖 Ky artikull lexohet për 1 min🔊 ose dëgjoje me zë

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, të përpunuara nga “Monitor”, baret, restorantet dhe shërbimet ushqimore përbëjnë 12.28% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri. Kjo shifër është më e larta ndër vendet europiane të krahasuara dhe rreth 2.6 herë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 4.73%.

Diferenca me vendet e tjera është e ndjeshme. Pas Shqipërisë renditet Serbia, ku aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve përbëjnë 8.43% të ndërmarrjeve, e ndjekur nga Greqia me 8.25%, Spanja me 7.51%, Kroacia me 7.28% dhe Turqia me 7.05%. Në Maqedoninë e Veriut, ky sektor zë 6.57% të bizneseve, ndërsa në fund të renditjes gjenden vende si Lituania me 1.19% dhe Estonia me 1.97%.

Duke pasur parasysh se numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve në vend është 125,737, më shumë se një në çdo tetë biznese operon në këtë sektor. Nëse përfshihen edhe 2,517 ndërmarrjet e akomodimit, numri i përgjithshëm arrin në 17,962, ose 14.3% të totalit, shifër kjo më e larta në Europë.

Në Shqipëri rezultojnë 15,445 ndërmarrje të regjistruara në kategorinë NACE 56, që përfshin restorantet, kateringun, baret dhe kafenetë.

Në raport me popullsinë, Shqipëria renditet e treta në Europë, me 6.63 bare dhe restorante për çdo 1,000 banorë. Mesatarja e Bashkimit Europian është 3.5 ndërmarrje për 1,000 banorë, çka tregon se Shqipëria ka pothuajse dyfishin e kësaj mesatareje.

Greqia kryeson me 7.4 ndërmarrje për 1,000 banorë, e ndjekur nga Portugalia me 6.95.

Dominimi i këtij sektori lidhet me kapitalin relativisht të ulët fillestar dhe kulturën e socializimit. Vitet e fundit, kërkesa është nxitur edhe nga rritja e turizmit, megjithëse efekti mbetet i pabarabartë gjatë vitit. Shumica e këtyre bizneseve janë të vogla dhe familjare, duke u përballur me sfida si rritja e kostove të operimit dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Burimi: monitor.al

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci