Të fundit

Vetura del nga rruga dhe përfundon nën mbikalim në Dollc të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit.

Pamjet e publikuara nga portali lokal Klina Info tregojnë automjetin e përmbysur dhe të dëmtuar rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen pjesë të shpërndara të veturës.

Nga pamjet nuk mund të konfirmohet nëse ka persona të lënduar apo cili ka qenë shkaku i aksidentit.

Për rastin pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës, e cila pritet të japë detaje lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci