Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu e ka caktuar 6 gushtin si datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një konferencë për media të premten, Haxhiu tha se qëllimshëm nuk nxitoi në thirrjen e seancës konstituive për t’iu lënë kohë subjekteve politike parlamentare për të arritur dakordancë për formimin e institucioneve.
“Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim për çështjen e presidentit, kam vendosur që të mos e thërras me nxitim seancën konstituive”, tha Haxhiu.
“Seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht, pra ditën e enjte”, njoftoi ajo.
Haxhiu tha se deri më 6 gusht, mbetet përgjegjësi e subjekteve politike parlamentare që të vazhdojë dialogun.
“Palët duhet të shprehin vullnet për dialog dhe thirrjeve e ofertave do duhej t’i përgjigjeshin me përgjegjësinë më të lartë”, u shpreh u.d. presidentja. /Paparaci.com
