Të fundit

U.d. presidentja del me kërkesë të prerë ndaj KGjK-së: Mos i ktheni në punë gjyqtarët serbë

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu i ka ushtruar presion Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të mos miratojë propozimin për rikthimin në vendet e punës të ish-gjyqtarëve serbë të cilët kanë paraqitur tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Në një konferencë për media të premten, Haxhiu tha se ish-gjyqtarët e ish-prokurorët serbë janë përfshirë në shkelje të rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës.

“Tema e dytë që do ta trajtojë sot, ka të bëjë me ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët serbë. Më lejoni që të ndajë me ju informacione të rëndësishme për të cilat jam njoftuar së fundmi”, tha fillimisht u.d. presidentja.

“Ka shumë raste ku ish-gjyqtarë dhe prokurorë kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Serbi, si dhe në Kosovë, ku janë diskutuar plane dhe janë ndërmarrë veprime – përfshirë edhe bllokimin e rrugëve – për të kundërshtuar institucionet e Kosovës në përpjekje për zbatimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit tonë, pra në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, një pjesë e tyre dyshohet se janë angazhuar me punë në strukturat paralele ilegale në veri.

“Një pjesë e konsiderueshme e tyre ka dëshmi të kenë kryer edhe aktiviteti të tjera të kundërligjshme duke u angazhuar nës strukturat ilegale serbe që kanë operuar në Kosovë, duke rënë ndesh me rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, theksoi Haxhiu.

Ajo i bëri drejtpëdrejt thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të ndjekë praktikën e KPK-së për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve të ish-prokurorëve serbë.

“Unë sot thërras këshillin gjyqësor të Kosovës që të ndjekë praktikën e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se në rast se KGjK vendos të rikthejë në punë ish-gjyqtarët serbë, do të përfshihej në një rast të paprecent dhe të rrezikshëm për vendin.

“Sytë tanë sot janë te Këshilli Gjyqësor i Kosovës, sepse nëse KGjK vepron në kundërshtim me Ligjin atëherë këtu kemi të bëjmë me një precedent shumë të rrezikshëm”, tha ajo.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 13:00, në një mbledhje ku në rend të ditës ndodhet edhe tërheqja e dorëheqjeve të ish-gjyqtarëve serbë.

Një muaj më parë, Haxhiu i ka shkruar KGJK-së, duke kërkuar që t’u jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.

Ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi kërkesat për tërheqje të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, e një ditë më vonë, Haxhiu miratoi dorëheqjet e tyre nga sistemi.

Kjo nxiti reagime të mëdha të ambasadave dhe Bashkimit Evropian.

Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.

Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci