Të fundit

Londra: Të gatshëm të mbrohemi pas kërcënimeve të Iranit për bazat ushtarake

Qeveria britanike deklaroi se Britania e Madhe është “gati 24 orë në ditë, 7 ditë në javë për të mbrojtur veten”, pasi Irani paralajmëroi se Londra do të mbajë përgjegjësi për lejimin e përdorimit të bazave ushtarake britanike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paralajmërimi erdhi pasi Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi Britaninë për “bashkëfajësi në agresion dhe krime lufte”, duke pretenduar se ajo ka mundësuar sulme amerikane që Teherani i cilëson të paligjshme.

Londra theksoi se nuk merr pjesë në operacione sulmuese kundër Iranit, por ka lejuar SHBA-në të përdorë bazat britanike për operacione që i konsideron mbrojtëse.

Në deklaratën e saj, Ministria iraniane e Jashtme paralajmëroi se çdo shtet që mbështet “agresionin ushtarak kundër Iranit” do të përballet me pasojat e vendimeve të tij.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar 13 net radhazi sulme ndaj objektivave iraniane, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Kryeministri britanik Andy Burnham ka vendosur të vazhdojë politikën e paraardhësit të tij, duke lejuar përdorimin e bazave britanike, përfshirë “RAF Fairford”, nga forcat amerikane për misione të cilësuara si mbrojtëse.

Një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes deklaroi se forcat e armatosura janë të gatshme të mbrojnë vendin nga çdo lloj sulmi, brenda ose jashtë territorit britanik.

Sipas tij, kjo realizohet përmes një sistemi të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s.

Paralelisht, qeveria britanike ka vendosur ta klasifikojë Gardën Islamike Revolucionare si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Sipas autoriteteve, personat që kryejnë akte sabotimi në emër të këtij grupi mund të përballen me burgim të përjetshëm.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci