Të fundit

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me raportimet për arrestimin e një shtetasi turk, për të cilin më herët u raportua se dyshohej për përfshirje në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, deklaroi se personi në fjalë është paraqitur në stacionin policor si ankues, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe më pas është liruar.

“Jo, nuk është arrestuar. Ai është lajmëruar vullnetarisht në stacionin policor të Prizrenit si ankues. Me urdhër të prokurorit, deklarata është dërguar në Prokurorinë Speciale për shqyrtim të mëtejshëm. Ai është intervistuar si ankues dhe është liruar”, tha Bytyqi.

Se ka pasur zhvillime në këtë drejtim, e ka konfirmuar edhe Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.

I pyetur në lidhje me informacionet për arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte, Kryeziu ka thënë:

“Pretendimet për krime lufte nuk janë kompetencë e Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Ne si prokurori nuk kemi kompetencë për të ndërmarrë veprime në këtë drejtim. Lidhur me pretendimet që janë bërë të njohura tashmë për publikun, unë e kam njoftuar Departamentin për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, këta të fundit janë duke u marrë tani me çështjen”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci