Të fundit

Mustafa: Mungesa e rezultateve e shtyn pushtetin drejt shpërndarjes së parave

Arben Mustafa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), foli për mënyrën e përdorimit të parasë publike nga pushteti dhe kritikoi qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se mungesa e rezultateve ka bërë që Qeveria të fokusohet në shpërndarjen e mjeteve financiare.

“Një parti e cila qeveris gjashtë vjet do të duhej të garonte me rezultate të qeverisjes, do të duhej të kishte çka t’i tregonte qytetarit. Në mungesë të këtyre rezultateve, ky pushtet aktual e ka shndërruar rolin e vet vetëm në rolin e shpërndarjes së parave kohë pas kohe, sepse nuk kanë çfarë t’u tregojnë qytetarëve”, tha Mustafa.

Ai shtoi se ky fenomen, sipas tij, nuk duhet të mbetet vetëm çështje e përgjegjësisë politike, pasi partia në pushtet nuk e ndjen këtë përgjegjësi.

“Nuk mund të thuash se ka përgjegjësi politike kur një parti vendosë nëse do t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo jo, bazuar në vullnetin e saj politik”, deklaroi Mustafa në T7.

Mustafa tha se mungesa e llogaridhënies reflektohet edhe në rastet kur, sipas tij, paraja e buxhetit të shtetit përdoret si mjet politik, pa një vlerësim të qartë të efekteve dhe rezultateve të shpenzimeve.

Për këtë arsye, ai deklaroi se PDK-ja do të mbështesë çdo iniciativë që synon kufizimin e diskrecionit të Qeverisë dhe parandalimin e përdorimit të interesit publik për interesa partiake.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një nismë legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Një nga propozimet e kësaj nisme është që përdorimi i parasë publike për përfitime elektorale gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore të sanksionohet penalisht, me qëllim që fondet publike të mos përdoren për krijimin e avantazheve politike.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci