Të fundit

Behrami: Kurti, Avnia dhe Dejona të kërkojnë avokatë

Deputeti i zgjedhur nga PDK-ja Artan Behrami ka reaguar me akuza të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës, duke pretenduar se një zëvendësministër i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ka dalë në mbrojtje të një personi që, sipas tij, nxit dhunë, përçarje dhe vëllavrasje.

Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka deklaruar se përfaqësuesit e pushtetit flasin kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë ditës, por, sipas tij, me veprimet e tyre po realizojnë “ëndrrën e serbëve për nxitjen e përçarjes në Kosovë”.

Ai ka shkuar më tej duke u bërë thirrje Avni Zogianit, Dejona Mihalit dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të sigurojnë mbrojtje ligjore.

“Është mirë me fillu nga Avnia, te Dejona e deri te Kurti me kërku avokat të mirë. Edhe për civile, edhe për penale”, ka shkruar Behrami.

Në fund të reagimit, ai ka akuzuar përfaqësuesit e pushtetit se janë “edhe propagandues, edhe hajna”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci