Të fundit

Paparaci pezullon anëtarësinë në Këshillin e Mediave, derisa mediat e Jeta Xharrës ndodhen aty

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se portali Paparaci ka vendosur të pezullojë pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, duke deklaruar se nuk e njeh më këtë institucion si organ përfaqësues për aq kohë sa, sipas tij, mediat e Jeta Xharrës vazhdojnë të jenë pjesë e tij.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Kajtazi ka ngritur akuza ndaj profilit anonim “Lule Gjeli”, për të cilin thotë se prej të paktën gjashtë vjetësh ka sulmuar, fyer, shpifur dhe linçuar kundërshtarët politikë të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas një reagimi të publikuar nga KALLXO, redaksia e Jeta Xharrës ka qenë në dijeni të identitetit të personit që fshihej pas pseudonimit “Lule Gjeli”, por ka vendosur të mos e bëjë publik.

Kajtazi ka cituar pjesë nga reagimi i redaksisë, ku thuhet se autori kishte kërkuar të mbetej anonim dhe se redaksia e kishte pranuar këtë kërkesë, ndonëse identiteti i tij ishte i njohur për ta.

Në reagimin e tij, Kajtazi ka kritikuar gjithashtu punën e mediave të Jeta Xharrës, duke i akuzuar se kanë dëmtuar mjedisin mediatik në Kosovë dhe se, sipas tij, shpesh kanë etiketuar si të pavërteta lajme apo hulumtime në përputhje me qëndrimet e Qeverisë.

Ai ka bërë të ditur se Paparaci nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Mediave të Shkruara dhe nuk do ta njohë atë si organ përfaqësues derisa mediat e Jeta Xharrës të vazhdojnë të jenë pjesë e tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci