Të fundit

Automjet zyrtar i Qeverisë i përfshirë në një aksident në Mitrovicën e Veriut

Një automjet zyrtar i Qeverisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku që ndodhi gjatë kësaj fundjave në Mitrovicën e Veriut. KoSSev mëson se automjeti drejtohej nga ish-ushtruesi i detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, transmeton Paparaci.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dashur të konfirmojnë identitetin e shoferit, si dhe faktin se bëhet fjalë për një automjet të Qeverisë së Kosovës. Megjithatë, të dhënat që kanë bërë publike – inicialet, viti i lindjes dhe rrethanat e tjera të ngjarjes – përputhen me informacionet që ka siguruar KoSSev.

Siç i është konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë – Veri, aksidenti ka ndodhur më 25 korrik, rreth orës 04:40, në rrugën Isa Boletini.

Sipas policisë, në aksident është përfshirë një automjet zyrtar i markës Suzuki, me ngjyrë të bardhë dhe me targa zyrtare të Republikës së Kosovës.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur kur shoferi, duke lëvizur në rrugën Isa Boletini në drejtim të Shkollës Teknike, ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të shpejtësisë së papërshtatur me kushtet e rrugës, duke u përplasur më pas me shtyllat mbrojtëse pranë rrugës.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar dëm material, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar, ka konfirmuar policia.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci