Të fundit

Mbi 1 mijë gjoba dhe 63 aksidente në rajon të Ferizajt vetëm për një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur bilancin e aktiviteteve të ndërmarra për sigurinë në komunikacion gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, nga data 20 deri më 26 korrik 2026 janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 699 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave:

25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona;

38 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve, duke u bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes gjatë vozitjes

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci