Të fundit

Përplasen analistët: “Albini është paranojak”

Masat e reja të qeverisë së Kosovës kundër Covid-19 kanë nxitur përplasje të madhe në mes të Valon Sylës e Ermal Sadikut në emisionin Pressing në T7.

Syla shprehet kundër disa prej masave të ndërmarra të cilat janë në fuqi deri më 4 shkurt të këtij viti.

“Kallëzoni pse e mbyllët Kukësin. Kukësi ka liberalizim të vizave e këta e mbyllin kufirin”, pyeti Syla.

“Po e tregon një shpifje, ama s’je tu bo kurgjo”, ia ktheu Sadiku.

“Qëllimi im nuk është për me tregu a janë masat e mira apo të këqija, ajo mbetet me u faktu sepse këto janë masa preventive. Qëllimi është me tregu cilat janë masat e sakta”, thotë Sadiku.

“Nuk po lexohet asnjë mendim prej fillimi deri në fund dhe po nxirren prej konteksti secili proces”, shtoi ai.

“Nëse e marrim në përgjithësi, në pandeminë dy vjeçare në asnjë shtet s’kanë qenë masat më liberale. Kemi nejtë në diskoteka deri në pesë mëngjes verës”, tha Sadiku.

“Po për ata ju ka myt virusi ju ka sot”, ndërhyri Syla.

“Të kish pas zgjedhje kurrë Albini kufirin s’e kish mbyll”, tha Syala.

“Paranojak është Albini”. OBSH atëherë thoshte mshelu na u çelshim, tash po thotë çelu na po mshelemi”, theksoi Syla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci