Ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad ka zhvilluar sot një vizitë në KFOR.
Haddad i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë ka shkruar rreth kësaj vizite në llogarinë e tij në X.
Shpreha mirënjohjen time për ushtarët tanë francezë të vendosur në Kosovë.
Kjo forcë e armatosur shumëkombëshe është shembull i mbështetjes evropiane për stabilitetin rajonal”, tha ministri francez.
Haddad njëherësh në këtë platformë ka njoftuar edhe rreth takimeve që zhvilloi të hënën me përfaqësues të partive politike në Kosovë.
