Të fundit

Aksident i rëndë në Portin e Durrësit: Kamionisti nga Kosova në gjendje kritike

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën portuale të Durrësit, ku një kamionist ka pësuar lëndime të shumta, pasi u përplas nga një tjetër automjet i rëndë.

Të dhënat e para tregojnë se viktima, një shtetas nga Kosova, kishte dalë nga kamioni i tij në momentin që u godit befas nga një mjet tjetër transporti.

Goditja e fuqishme i shkaktoi plagë serioze dhe ai u dërgua me shpejtësi në qendrën spitalore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton Albeu.com.

Siç raporton më tej kjo media duke iu referuar burimeve spitalore, gjendja e tij paraqitet kritike.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci