Të fundit

Caktohet paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin për vjedhje në Zveçan

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh B. M. (1992), i dyshuar për dy vjedhje të raportuara javën e kaluar në Zveçan, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit është caktuar më 27 korrik, pasi i dyshuari ishte arrestuar më herët në Mitrovicën e Veriut, transmeton Paparaci.

M. dyshohet se më 24 korrik ka kryer dy vjedhje në Zveçan. Në rastin e parë, sipas policisë, nga arka e një barnatore në rrugën “Buba Mihajlloviq” janë vjedhur 220 euro, pasi i dyshuari kishte shfrytëzuar mungesën e pronarit.

Po atë ditë është raportuar edhe një vjedhje në një restorant në Zveçan, ku është vjedhur një çantë me dokumente personale dhe 937 euro.

Policia njoftoi se, pas veprimeve intensive operative dhe hetimore, ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar më 25 korrik në Mitrovicën e Veriut. Gjatë arrestimit, tek ai është gjetur një shumë e caktuar parash, për të cilën dyshohet se rrjedh nga vjedhjet e raportuara.

Në njoftimin më të fundit, Policia e Kosovës bën të ditur se B. M., sipas evidencës policore, lidhet me më shumë se 80 raste penale.

Po ashtu thuhet se i dyshuari më 17 korrik ishte liruar nga burgu, pasi kishte vuajtur një dënim me katër vjet burgim dhe kishte dalë në lirim me kusht.

“Pas lirimit, dyshohet se ka kryer veprat penale të raportuara disa ditë më vonë në Zveçan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci