Të fundit

Vritet një gazetar pakistanez në Lahor

Një gazetar pakistanez është vrarë teksa ka qenë duke vozitur me makinën e tij në qytetin lindor, Lahor, ka thënë policia.

Dy personat e armatosur në një motoçikletë kanë shtënë me armë zjarri kundër makinës së Husnain Shahut, para se të iknin nga skena e sulmit, ka thënë zyrtari policor, Safdar Raza Kazmi, duke shtuar se autoritetet janë duke hetuar ende për të kuptuar se kush e ka vrarë gazetarin.

Pas vrasjes, gazetarët e zemëruar kanë marshuar në Lahore, duke dënuar sulmin dhe duke kërkuar arrestimin e vrasësve.

Sindikata Federale e Gazetarëve të Pakistanit ka shpallur protestë mbarëkombëtare.

Shefi i ministrave në Punxhabi, Usman Buzdar, ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar hetime.

Gazetarët në Pakistan kanë qenë tash e sa kohë subjekte të sulmeve të dhunshme.

Më 2020, Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve e ka renditur Pakistanin në vendin e nëntë në Indeksin Global të Mosndëshkueshmërisë.

Në këtë raport analizohen shtete ku gazetarët vriten rregullisht dhe sulmuesit mbesin të lirë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci