Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka treguar për përmbajten e suxhukut që kushton 99 cent në Kosovë.
Në një debat për sigurinë e mishit të përpunuar në vend, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka thënë se ky lloj suxhuku nuk e ka shumicën mish.
Sipas tij, shumica është sojë që është e lejueshme për konsum human.
“Në deklaracion të atij suxhuku shkruan saktë se çka ka në përbërjen e tij. Unë s’mund të jap spekulime sepse nuk kam me vete shifra të inspektimeve për testimin e përbërësve të ushqimeve. Suxhuku që kushton 99 centë nuk e ka shumicën mish. Shumica është sojë që është e lejueshme për konsum human dhe ka përbërës të tjerë, ka imitime”, ka thënë Thaçi në kallxo.com.
