Të fundit

Kriza energjetike, Haradinaj ka disa pyetje për Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti me ç’rast e ka pyetur se pse qeveria e tij s’ka bërë mjaftueshëm shkëmbime energjetike me Shqipërinë.

Haradinaj ka shkruar se gjatë qeverisjes së tij, verës i ka dhënë shumë rrymë Shqipërisë për ta marrë atë gjatë dimrit.

Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se pse e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë.

“Pyetje publike për Qeverinë: Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?! Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit? Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?! Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik? A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?”, ka shkruar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci