Në Maqedoninë e Veriut 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 2.341 raste të reja dhe 1.470 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 259.328, i të shëruarve 230.206, ndërsa numri i viktimave shkon në 8.266.
