Të fundit

Punëtorëve shëndetësorë u vazhdohen shtesat prej 10 për qind

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vazhdimin e pagës shtesë prej 10 përqind për punonjësit shëndetësorë.

Pika e nëntë në këtë mbledhje i takoi këtij propozimi, për të cilin Ministri i Financave tha se ky vendim bën vazhdimin e shtesës që u miratua vitin e kaluar.

“Ky vendim bën vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e kaluar në raport me personelin shëndetësor dhe në kuadër të mbështetjes për menaxhimin e pandemisë. Kësaj radhe duhet të vazhdohet sepse ka ndërruar vit i kaluar fiskal dhe tani jemi në një vit fiskal të ri. Ky propozim-vendim parasheh ndarjen e mjeteve për të mbuluar periudhën e parë gjashtë mujore dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë ose deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”,  tha Murati.

Këto shtesa do të jepen për periudhën Janar-Qershor 2022.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci