Ish-konkurrenti i Përputhen, Arsim Abduli gjatë kohës sa mori pjesë në emision nuk arriti të përputhej me ndonjërën nga vajzat aty, por pas daljes nisi disa lidhje dashurie.
Ai pati një lidhje të shkurtër dashurie me Ana Lleshin e pas saj me një modele shqiptare, por gjërat nuk shkuan mirë.

Arsimi gjatë qëndrimit në program kishte treguar se ka qenë i martuar dhe ka një djalë dhe tani zbulon se është rikthyer pranë tyre dhe ka kërkuar që njerëzit të jenë më të matur pasi tani është në një lidhje.
“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje”, ka thënë Arsimi.
Tutje ai ka treguar se si kanë rrjedhur gjërat të cilat e çuan deri në rikthim me ish-gruan e tij.
“Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj”, tha ai te “Shqipëria Live”.

