Interi dhe Juventusi i kanë ndarë pikët në kuadër të derbit D’Italia që u luajt te dielën mbrëma , ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Goli I parë për zikaltërtit erdhi pas një goditje nga distanca ku Hakan Calhanoglu filimisht goditi shtyllën, e nga topi i kthyer përfitoi Edin Dzeko për të realizuar për 1-0.
Nerazzurët shkuan në pushim me epërsinë minimale 1-0 ndaj Zonjës së Vjetër.
Edhe pse në 45 minutat e dytë pritej një lojë më e zjarrtë, te dyja skuadrat ishin mjaftë të heshtura sa i përket aksioneve.
Juventusi arriti të barazonte shifrat me anë të golit të Paul Dybala I cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të.
Interi zë vendin e tretë në tabelë me 20 pikë, pesë më pak se Napoli e Milani, gjersa Juventusi është në të tetin me 14 sosh.
Në xhiron e dhjetë, Nerazzurët do të takohen me Empolin, ndërsa Biankonerët do të kenë punë me Sassuolon.
