Të fundit

Sot mbyllet afati për komente për propozimin e ZRrE-së

Sot në ora 16:00 përfundon afati për komente për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.

Megjithëse ishte paraparë që ky afat të përfundonte në fund të javës së kaluar, ZRRE-ja kishte vendosur ta shtynte duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente.

Deri më tani sipas ZRRE-së janë pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO si dhe ka pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, ku pritet të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Edhe Kryeministri Kurti kishte deklaruar se qeveria e Kosovës do t’i dërgojë komentet e saj lidhur me shqyrtimin e çmimit të rrymës.

Nga Qeveria e Kosovës të premten kanë deklaruar se janë duke i finalizuar komentet e tyre.

“Qeveria është duke i finalizuar komentet e saj. Ato do të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar. Ne do të mund t’i publikojmë ato vetëm pas dorëzimit të tyre”, thanë nga zyra e kryeministrit në një përgjigje për Gazetën Express

ZRrE më 17 janar ka publikuar raportin konsultativ të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Palët e interesit kanë afat deri të hënën më 31 janar 2022 që t’i dërgojnë ato.

Propozimi i ZRRE-së është që çmimi i rrymës të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600kWh në muaj, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh ose më shumë, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë prej 75 milionë eurosh. ZRRE-ja propozon që tarifa për konsumatorët me 800kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, ndërsa ata që shpenzojnë 1,000kwh do të përballen me rritje prej 24.62 euro.

Kundërshtimi ndaj propozimit të ZRrE-së është manifestuar të shtunën edhe përmes protestës së thirrur nga PSD-ja, të cilës i janë bashkuar shumë qytetarë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci