Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll, Besa Famgas ka arritur të marr fitoren e merituar ndaj Borecit të Banjallukës në kuadër të Kupës së Evropës me rezultat 29:22.
Ky takim erdhi pas ndeshjes së zhvilluar në Banjallukë ku skuadra kosovare humbi me epërsi minimale për 3 pikë me rezultat 28:25 në të mirë të Borecit.
Ndeshja e zhvilluar në Banjallukë ngjalli shume reagime pasi që tifozët vendas kishin bërë fyerje ndaj shqiptarëve gjatë tërë ndeshjes.
Atmosferë krejt ndryshe ishte dje në “Karagaç” ku fokusi i gjithtë publikut vendas ishte vetëm motivimi i lojtarëve për fitore.
Lojtarët më të dalluar te Besa ishin: Mursel Mehmeti i cili u shqua duke bërë 11 pritje, Egzon Gjuka që shënoi 7 gola dhe Deniz Terziqi e Kastriot Jupa që shënuan nga katër gola.
Besa tashmë do ta pres shortin për ta mësuar kundërshtarin e xhiros së tretë të Ligës Evropiane garë kjo mjaftë e rëndësishme në sportin e hendbollit.
