Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se sot është dita e fundit që Presidentja Vjosa Osmani, të dalë dhe të mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës.
Ajo ka thënë se shefja e shtetit duhet të veprojë e pavarur nga kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, teksa i ka bërë thirrje të dalë e të mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës.
“Presidente, dil dhe kundërshtoje shtrenjtimin e energjisë elektrike. Presidente, mos rri në rrugën e Kryeministrit Kurti. Paralajmërimi i tij se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk duhet të vlejë si parashkrim i qëndrimit tënd”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
