Profesori nga Vushtrria Lulzim Paci, është bërë hit me videot e hedhura në TikTok ku shihet duke vallëzuar.
Por këto video kanë bërë që në adresë të tij të bëhen edhe komente e fyerje të shumta. Kjo ka bërë që sot profesori të qaj në një emision ku ishte i ftuar.
Mirëpo, pas kësaj rrjetet sociale janë mbushur me postime në përkrahje të profesorit Lulëzim Paci, i cili ka shprehur se pasioni i tij është kërcimi i valleve tradicionale, teksa tashmë ka filluar një sfidë në përkrahje të profesorit nga Vushtrria.
Valon Canhasi, ekspert i rrjeteve sociale ka nxjerr në profilin e tij në Facebook një video ku shihet duke vallëzuar, njëjtë si profesori Paci, dhe ka vënë mbishkrimin “ProfaChallenge”.
“Ju ftoj të gjithëve me bë nga një video duke vallëzuar në zyre apo në shtëpi”, ka shkruar Canhasi.
Kësaj thirrje i është përgjigj edhe aktorja dhe deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi.
“Unë nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash që kom arsye mas krejt seneve që i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe. Unë jom ftyre publike se jom pjese e skenës së artit që shumë vjet, tash edhe pjesë e politikes, po prap m ‘shajnë, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profë”, ka shkruar Matoshi.
Edhe aktivisti Shpend Lila ka ri postuar një video nga arkiva ku shihet duke vallëzuar dhe ka vendosur mbishkrimin “profë kur pi hijm duet”.
Kësaj sfide iu është bashkuar edhe qytetari Riard Rexhepi i cili u ka bërë thirrje kolegëve të tij t’i bashkohen kësaj sfide.
