Që pasi u mësua se në moderimin e “Big Brother VIP” këtë vit do të ishte Arbana Osmani, ndërsa Luana i dha fund emisionit të saj “Shiko Kush Luan”, mes vajzave nisi tensioni.
Herë pas here, postimet e tyre në InstaStory janë interpretuar si thumba për njëra-tjetrën, ashtu edhe si ky i fundit që ka publikuar Luana.
Teksa ndodhet në Milano, Luana ka realizuar një video teksa përshëndet publikun si Arbana “hello guys”.
Gjithashtu ditën e premte gjatë spektaklit BBV Arbana foli italisht me bashkëshorten e Ilir Shaqirit, e cila ështe italiane.
Pas kësaj puntate, Luana postoi një video nw Instagram ku fliste italisht duke qeshur: “Che cosa e successo guys”.
Pikërisht kjo video është interpretuar nga publiku si thumb për moderatoren.
Kujtojmë se Arbana u pyet në lidhje me Luanën dhe ajo nuk preferoi as të pohonte dhe as të mohonte rreth kësaj çështje:
“Nuk merrem me muhabete portalesh. Duhet ditur që nuk merrem me këto gjëra. Nuk kam asgjë për të thënë”,- tha ajo në lidhje me aludimet për një zënkë midis saj dhe Luanës.
