Të fundit

Hovenier: Kosovarët mbështesin Ukrainën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar se kosovarët mbështesin Ukrainën.

Tutje ai ka shtuar se kërcënimi që Rusia po i bënë Ukrainës është kërcënim për vlerat demokratike kudo.

“Kosovarët mbështesin Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim për vlerat demokratike kudo. Bëhet fjalë për parime themelore, të panegociueshme, duke përfshirë të drejtën e natyrshme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, shkruan ai.

 

Ai në këtë postim ka publikuar edhe një adresim të shkruar nga vetë ai. Ambasadori ka thënë se Rusia po kërcënon vlerat demokratike.

E në mbrojtje të këtyre vlerave, Hovenier ka shkruar se Kosova qëndron përkrah Ukrainës në këto ditë kur po rrezikohet të pushtohet nga Rusia.

“Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike kudo. Amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë së bashku me Ukrainën për të siguruar një Evropë të lirë dhe të qëndrueshme, e cila është në interesin më të mirë të popujve të demokracive, qofshin ata amerikanë, kosovarë apo të tjerë anembanë globit”, ka thënë Hovenier, thuhet në komunikatën e postuar në uebfaqen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Ai tha se SHBA-ja dhe Kosova janë të përkushtuara për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

”Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do ta ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj për tu mbrojtur nga agresioni i mëtejmë rus. Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për avancimin e reformave demokratike dhe kundër korrupsionit dhe rikthimin dhe sigurimin e kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Interesat e sigurisë të Evropës dhe të ShBA-së janë në rrezik”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori Hovenier potencoi se edhe veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën dhe rendin ndërkombëtar, të bazuar në rregulla.

“Synimet tona janë të thjeshta. Qëndrojmë me aleatët dhe partnerët tanë në mbështetje të kohezionit evropian, për të fuqizuar marrëdhëniet transatlantike dhe për të forcuar shtetet dhe institucionet demokratike. E bëjmë këtë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Sipas Hovenier, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po e fajëson Ukrainën në mënyrë të pasinqertë “për agresionin e paprovokuar të Rusisë”.

“Por, për nga natyra, qëndrimi ushtarak i Ukrainës dhe i aleancës së NATO-s gjithmonë ka qenë vetëm mbrojtës. Për dallim nga Rusia, Ukraina ka respektuar zotimet e saj në përputhje me marrëveshjet e Minskut, të arritur ndërmjet Rusisë, Ukrainës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që synonin për të siguruar armëpushim në Donbas” thuhet tutje.

Sipas tij, Putini frikësohet se vlerat demokratike dhe ushtrimi i të drejtave themelore të njeriut do të vazhdojnë të gërryejnë kontrollin e pushtetit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci