Të fundit

Tensionohet situata mes Granitit dhe Semit në “Big Brother Vip”

Mbrëmja e së dielës në Big Brother Vip nuk është se ka shkuar aq mirë si pasojë e një debati mes Granitit dhe Semit.

Arsyeja e këtij debati ishte një pjatë me fruta të cilën po e përgatiste Graniti e përderisa po e përgatiste ishte kunja e Sheilas që e acaroi situatën.

Debati i plotë:

“Po e bën me dashuri për Semin”, tha Sheila.

“E kam një ide më të mirë, po ia çoj Fifit”, tha Graniti.

Pas kësaj reaguan Sheila dhe Semi, duke u habitur me Granitin dhe duke e quajtur të paedukatë.

Gjithë kjo situatë nuk përfundoi aty.

Banorët e diskutuan gjestin e Granitit me frutat, derisa ai tha se Sheila e provokoi kur tha se “po e bën me dashni për Semin”.

“Unë kesh tu e bo me zemër dhe dashni, por në momentin kur ndërhyri kjo frajerica (Sheila), po e bën për Semin me dashni, këso lojna…”, tha Graniti.

“Ti po e bëje për mua, mua më ofendove sepse unë ta kërkova”, tha Semi.

Debati mes Semit dhe Granitit për pjatën vazhdoi ende, derisa u përmend edhe historia e tij me Fifin.

“Nuk ishte aq serioze…”, tha Semi.

“Tingëllon Semi, tingëllon se je e përfshime në mesin tem dhe Fifit, ti e di shumë mirë, duket qashtu atje jashtë…”, tha Graniti.

“Po ju e keni sqaru muhabetin, a jeni motër e vëlla”, i tha Semi Granitit.

Graniti më pas i tha Semit që është deklaruar se nuk do të lidhet as me të e as me Fifin.

“Unë jom deklaru qetu që me asnjonen nuk lidhna…”, tha Graniti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci