Të fundit

Prokuroria konfirmon ndalimin e aktivistit të PSD-së, s’jep detaje për Molliqajn

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin dhe ndalimin për 48 orë të aktivistit të PSD-së, Adem Megjuani, lidhur me protestën kundër shtrenjtimit të energjisë që u mbajt këtë të shtunë.

Mirëpo nga prokuroria nuk kanë dhënë detaje sa i përket rastit të hapur ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Te nderuar, referuar pyetjeve tuaja mund t’ju konfirmoj se me urdhër te prokurorit është ndaluar një person ne kohëzgjatje prej 48 orësh, ne drejtim te veprës penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’, ka thënë zëdhënësja Laureta Ulaj për Paparacin.

Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Megjuanit, teksa ka akuzuar Qeverinë Kurti se po bënë gjueti shtrigash.

“Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje. Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani!”, shkruhet në reagimin e tyre.

Ndalohet aktivisti, Prokuroria e lë të lirë liderin që “sfidoi” shtetin

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci