Të fundit

Liga Unike: Peja e Ylli me fitore, humbasin Prizreni dhe Rahoveci

Në fundjavë u zhvillua xhiro e parë e Ligës Unike në basketboll. Skuadrat Kosovare kanë shënuar dy fitore dhe kanë pësuar dy humbje.

Ndeshja e parë u luajt të shtunën në Tiranë ku skuadra vendase Tirana Neptun e mposhti Rahovecin me shifrat 79:74.

Ndërkohë të dielën u luajtën tri ndeshje, edhe pse fillimisht në program kishin qenë vetëm dy.

Në Suharekë, Kamza e mposhti Prizreni 16 me shifrat 96:91.

Dy ndeshjet e fundit u fituan nga skuadrat kosovare.

Peja e mposhti Teutën e Durrësit me rezultatin 82:73. Kurse Ylli shënoi fitore ndaj Vllaznisë me rezultat 79:67,ndeshje kjo e zhvilluar në Shkodër.

MVP i xhiros së parë u shpall lojtari i Tirana Neptun, Endrit Hysenagolli. Qendra shqiptare arriti të shënonte 24 pikë në ndeshjen e zhvilluar nda Rahovecit, arriti 18 kërcime si dhe ndihmoi bashklojtarët e tij me 4 asistime.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci