Të fundit

Kajtazi: Molliqaj ka zgjedhur këtë mënyrë të arrestimit

Gazetari Vehbi Kajtazi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqaj. Kajtazi ka thënë se vetë ai e ka zgjedhur këtë mënyrë të arrestimit, në mënyrë që të akuzohet pushteti.

“Ai shkon jep një deklaratë nëse e vlerëson prokurori lirohet në procedurë të rregullt, dhe është cështje pezull. Molliqaj dhe Albin Kurti më herët arrestimet nga policia i kanë pjesë të veprimeve të tyre politike dhe duan që sa më shumë të arrestohen dhe pastaj të akuzohet pushteti”.

Mes tjerash Kajtazi, ka shkruar se Molliqaj po e zbërthen qeverisjen e kryeministrit Kurti.

“Unë kam respekt për qëndresën e tij dhe mos devijimin nga rruga shumë e hershme që e ka nisë dhe protesta ka qenë më legjitime që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë, është politikan që dit pas dite është duke e zbërthyer qeverisjen e Albin Kurtit dhe po e nxjerr lakuriq një kryeministër që krejt çka ka premtuar deri tani po e bën të kundërtën”.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci