Të fundit

Zidane do ta zëvendësoj Pochettinon te PSG

Zinedine Zidane pritet të jetë zëvendësimi i Mauricio Pochettino te Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që raportohet Zidane ka pranuar ofertën dhe do të marrë drejtimin e PSG nga kjo verë.

PSG nuk është e kënaqur me Mauricio Pochettinon, sidomos nga eliminimi i fundit prej Kupës së Francës.

Argjentinasi zhgënjeu edhe në edicionin e kaluar, kur dështuan të mbronin titullin ndaj Lilles, e që shkarkimi i tij pritet të ndodhë me të përfunduar ky edicion.

Sipas asaj që raporton Telefoot, Zidane do të diskutojë kushtet me PSG-në në ditët në vijim dhe pritet një njoftim, pasi të jetë shkarkuar Pochettino.

Ndoshta ish-strategu i Los Blancos ka menduar që do të ketë Kylian Mbappen në skuadër, mirëpo duket se do t’i ndërrojnë vendet në këtë verë, pasi sulmuesi do të shkojë në Santiago Bernabeu

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci