Skuadra e Napolit është duke menduar vazhdimisht transferimin e sulmuesit me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj.
Lorenzo Insigne u largua nga Napoli për shkak të pagës së ulët, ndërsa drejtuesit e klubit janë duke menduar për zëvendësimin e tij dhe sipas tyre Januzaj do të ishte transferimi ideal.
26-vjeçari vlerësohet lartë nga pikëpamja teknike ashtu edhe nga ajo ekonomike. Duke qenë se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që skadon në korrikun e ardhshëm me skuadrën e Sociedadit, Januzaj mund të transferohet gjatë verës në Itali.
