Jeta luksoze e Cristiano Ronaldo është diskutuar gjithmonë, ndërsa tani fansat kishin mundësinë të shihnin disa nga automjetet më të shrenjta në garazhin e tij.
Partnerja e Ronaldos në një dokumentar kushtuar jetës së saj, zgjodhi të tregoi garazhin e yllit të Manchester United, Cristiano Roanldo.
Në fragmentet e shkurtra të programit, supermakinat shfaqen të gjitha të parkuara në mënyrë të përsosur në linjë në garazhin uber-cool.
Në njërën anë është Bugatti Chiron e Ronaldos, me vlerë të paktën 2 milionë funte.
Më pas mendohet të jetë Ferrari 599 GTO i tij, i cili vlerësohet me 500,000 £ e ndjekur nga një McLaren Senna prej 750,000 £.
Dhe në fund, Rolls-Royce Cullinan ( 300 mijë £) bllokon vëllanë e tij më të vlefshëm, Rolls-Royce Phantom Drophead coupe në vlerë prej 500 mijë £
Nga ana tjetër, një vështrim i shpejtë zbulon një Bugatti Veyron (1.5 milion £), një Mercedes-Benz S65 AMG të bardhë (200 mijë £), një McLaren MP4-12C portokalli (220 mijë £), një Lamborghini Aventador (270 mijë £) dhe një Merc G-Wagon Brabus i madh (600 mijë £), ky i fundit një dhuratë nga Georgina.

