Ish-basketbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Granit Rugova, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Sporteve në Prishtinë.
Emërimin e tij e ka konfirmuar Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së, në një konferencë për media të mërkurën.
Rugova, pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, garoi për një vend në Asamblenë Komunale në zgjedhjet e fundit lokale por nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme.
Momentalisht, 36-vjeçari ushtron dy funksione në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Ai mban funksionin e Drejtorit të Përfaqësueseve në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe njëkohësisht është emëruar edhe ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Unike.
Rugova zhvilloi një karrierë dhjetë vjeçare në basketbollin vendor me klubet si Sigal Prishtina dhe Bashkimi, ndërsa ishte pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.
