Të fundit

Jackie Chan vrapon me stafetën olimpike përgjatë Murit Kinez

Aktori i famshëm i Hong Kongut, Jackie Chan, ka mbajtur stafetën olimpike në Pekin bashkë me oplimpistët kinezë, në ceremoninë e shkurtuar në tri ditë për shkak të COVID-19.

Stafeta që do të hapë Lojërat Dimërore të 4-20 shkurtit është shumë më modeste se stafeta për Lojërat Verore 2008 të Pekinit, një turne që u ndërpre nga protestat.

Chan, 67 vjeçar, ylli i filmave aksion dhe komedi, i njohur për mbështetjen e tij ndaj qeverisë së Pekinit, në deklaratën e tij zyrtare për shtyp, doli me emrin e tij kinez Chen Gangsheng.

“U zgjova në orën 4 të mëngjesit, kjo është Olimpiada ime e katërt. Unë jam shumë i lumtur. Edhe unë kam ftohtë!”, Chan u tha gazetarëve pas vrapimit të tij përgjatë Murit Kinez.

Stafeta do të dërgohet në Zhangjiakou në provincën fqinje Hebei, ku do të zhvillohen shumica e ngjarjeve olimpike të borës.

Për shkak të COVID-19, Lojërat Olimpike po zhvillohen brenda një “qarku të mbyllur”, duke i mbajtur garuesit dhe personelin tjetër të Olimpiadës larg publikut dhe do të ndiqen vetëm nga audienca të vogla dhe të përzgjedhura.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci