Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi ka vendosur të vazhdoj edhe dy vite tjera me klubin e tij aktual Konyaspor.
Cikalleshi kishte kontratë me klubin turk deri në fund të sezonit, mirëpo pas negociatave vendosi të vazhdoi edhe për dy vite.
31-vjeçari ka pranuar më në fund ofertën e re të Konyaspor me një rritje page, duke u bërë tashmë ndër më të shtrenjtët në ekip, raporton PanoramaSport.
Me fanellën e Konyasporit në Superligën turke sulmuesi ka realizuar 13 gola, duke qenë lider në këtë skuadër.
