Të fundit

Aubameyang prezantohet në “Camp Nou”

Skuadra e Barcelonës ka prezantuar sot përforcimin e tyre të fundit, sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang është prezantuar si lojtari i ri i Barcelonës në terenin e “Camp Nou”, derisa ka zgjedhur ta bartë fanellën me numër 25.

32-vjeçari nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në vitin 2025 të mërkurën dhe e ka një klauzolë lirimi në vlerë 100 milionë euro.

Aubameyang është regjistruar në La Liga, prandaj ai mund të debutojë për Barcelonën të dielën në derbi kundër Atletico Madridit në Camp Nou.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të jem në fushë. Ishte një ditë e gjatë, por në fund jam këtu”, ka thënë Aubameyang.

“Mendoj se Barcelona është njëri prej klubeve më të mëdha në botë dhe jam i nderuar që jam këtu. Unë kam përvojë. Kam luajtur në Francë, Gjermani dhe Angli. Jam këtu për të ndihmuar dhe të jap gjithçka nga vetja”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci