Ish mbrojtësi i Chelseas, Ashley Cole u largua nga “Blutë e Londrës” për tu bashkuar me ish shokin e tij të skuadrës, Frank Lampard.
Lampard u emërua ditë më parë në krye të shtabit teknik te skuadra e Everton, ndërsa sot është bashkuar edhe Ashley Cole.
Cola do ta ketë rolin e ndihmësit të Lampard. Përveç Cole, Lampard te Evertoni ka emëruar si asistentë edhe Paul Clement e Duncan Ferguson.
“Ashley do të sjellë një pasuri entuziazmi, përvojë në lojë dhe është një trajner i ri shumë i mirë. Jam i lumtur që është këtu” ka thënë Lampard.
